loading…
Kompania G&T shpk (GraphTech Reklama) u themelua me 24 prill 1999.
Kompania jonë është ndër të parat që filloi të operojë në tregun e realizimit dhe prodhimit të reklamës(objekt marketingu për klientë të ndryshëm) në Shqipëri.
Gjatë viteve në vijim ajo ka përmirësuar dhe përsosur cilësisht teknikat e dizenjimit dhe prodhimit të reklamave.
Ajo sot është e radhitur në kompanitë lider të prodhimit të reklamave në tregun kombëtar, por edhe jashtë kufijëve të Shqipërisë, si në Kosovë apo dhe Mali i Zi.
Me një gamë të gjërë të produkteve të reklamave për ambiente të brendshme dhe ambiente të jashtme ne kemi përmbushur me sukses kërkesat e klientëve për vite më rradhë duke bashkëpunuar me emra të rëndësishëm si:
BKT, DEKA, CARITAS ALBANIA, BANKA SOCIETE GENERAL, PROCREDIT BANK,REIFEISEN BANK, ROZAFA FISH, JETOIL, BOLV-OIL, KASTRATI, GJIROFARMA,SHPIRAGU, METABO, EUROSIG, INSIG, SIGAL, DHL, MILLOCOLOR, DAST, BELCONTI HOTEL,VLORA INTERNATIONAL HOTEL, SOROS, DIGITALB, SUPERSPORT, LORICAFE, dhe shumë të tjerë.
Kompania jonë falë angazhimit serioz,korrekt si dhe me një staf të kualifikuar ka arritur me sukses prodhimin dhe realizimin e skenës të eventit muzikor “Kënga Magjike” që nga viti 2009 e në vijim.
Ne jemi të hapur për sfida të reja. Angazhimi ynë për të arritur cilësinë në kujdesjen e imazhit të partnerve tanë na nxit për pasurimin e kompanisë sonë me pajisje të teknologjisë bashkëkohore.
Bëhuni klientët dhe partnerët tanë në sfidat e reja drejt përsosmërisë. Faleminderit për besimin!